Përshkrim
Një rrëfim monumental i historisë së luftës nga Ayşe Kulin, që përshkohet me romanca dashurie dhe vepra të admirueshme të humanizmit.
Kjo është historia e një grupi diplomatësh turq që rrezikojnë jetët e tyre për të shpëtuar qindra hebrenj të pafajshëm që mund ta pësonin nga ekspeditat shfarosëse naziste.
Duke qenë e bija e një prej pashave të fundit të Turqisë, Selvaja mund të rrëmbente zemrën e cilitdo burrë në Ankara. Por, e bukuroshja me shpirt të madh dashurinë e saj ia ka dhuruar Rafael Alfandarinit – një djali të pashëm hebre, i biri i një mjeku të vlerësuar në elitat metropolitane turke. Ata martohen duke sfiduar kundërshtimet e familjeve të tyre dhe detyrohen të zhvendosen në Paris për të filluar jetën nga e para.
Por, kur nazistët pushtojnë Francën, të dashuruarit në ekzil do ta kuptojnë se asgjë në këtë botë nuk mund të sfidonte dashurinë e tyre – as feja, as politika e as traditat familjare. Sapo kuptojnë se jeta e Selvasë në Paris është e rrezikuar si pasojë e të qenit bashkë me një hebre, një grup diplomatësh turq hartojnë një plan për evakuimin e Alfandarisit dhe qindra hebrenjve të tjerë të pafajshëm që mund ta pësonin nga ekspeditat shfarosëse naziste.
Shpëtimi i tyre realizohet përmes një rrugëtimi të gjatë dhe plot rreziqe mes përmes Europës së shkatërruar nga lufta. Nga Ankaraja në Paris, Kajro dhe Berlin, Treni i fundit për Stamboll është një rrëfim monumental i historisë së luftës nga Ayşe Kulin, që përshkohet me romanca dashurie dhe vepra të admirueshme të humanizmit.