Rreth Nesh

EFEKOS veprimtarinë botuese e ka filluar në vitin 2007 duke u bërë partner i shtëpisë botuese “TOPER” nga Shkupi. Që nga viti 2012, Botimet EFEKOS vepron si një shtëpi e pavarur botuese. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në sjelljen e botimeve më atraktive për fëmijë, publikimeve interesante nga fusha e edukimit të fëmijëve dhe kuzhinës, ne sot qëndrojmë fort në këmbët tona dhe jemi në mesin e shtëpive më serioze në hapësirat shqiptare. Tashmë EFEKOS mbulon një game te gjerë botimesh duke përfshirë edhe librat më të shitur (bestseller) nga zhanret e letërsisë artistike elitare dhe librave të motivimit dhe vetë-ndihmesës.