Author Overview
Njeriu nuk kufizohet nga rregullat
A ju ka ndodhur ndonjëherë t’ju dalë përpara aty ku nuk e prisni diçka për të cilën keni nevojë? A ju ka ndodhur ndonjëherë që pikërisht në momentin kur jeni duke
menduar për një person, ai ju telefonon?
A jeni ndodhur ndonjëherë në vendin e duhur në momentin e duhur?
A ka shumë rastësi në jetën tuaj?
A tërhiqni vazhdimisht në jetën tuaj partnerë të ngjashëm? A bëni vazhdimisht të njëjtat gabime? A ju ndodh ajo që i frikësoheni?
A ju ndodh ndonjëherë të bëni diçka, për të cilën keni thënë që nuk do ta bënit kurrë? A ju ka ndodhur ndonjëherë ndonjë ngjarje ndaj të cilës keni pasur paragjykim? Ligji i tërheqjes, tërheq në jetën tonë edhe gjërat që i pëlqejmë edhe ato që nuk i pëlqejmë. Në këtë libër do të mësoni si të përdorni me vetëdije ligjin e tërheqjes.
Ligji i tërheqjes është ligji i energjisë dhe është një ligj universal. Universi ka rendin e vet. Ky rend përcaktohet nga ligjet universale. Ligjet universale janë të njëjtë për të gjithë, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ato nuk ndryshohen dhe as nuk mund të manipulohen; njëlloj siç nuk mund ta ndryshojmë ligjin e gravitetit sipas interesit tonë. Ligjet universale nuk gabojnë kurrë. Për sa kohë që jetojmë në përputhshmëri më to, jeta jonë kthehet në parajsë.
Ligjet universale janë ligjet përbërëse të të gjithë krijimit.
Shkrimtarja e cila është hipnoterapiste klinike e certifi – kuar nga Instituti i Hipnoterapisë Transpersonale të Kalifornias dhe mësimdhënëse e certifikuar e NLP nga Union i Programimit Neuro Linguistik. Që nga viti 1989 jep trajnime personale dhe institucionale mbi temat NLP, komunikim, marrëdhënie, autorespekt etj. Gjithashtu trajnon mësimdhënës të certifikuar të
Kinesiologjisë së Integruar. Krahas shumë librave dhe përkthimeve të botuara ofron edhe DVD e CD të përgatitura posaçërisht për zhvillimin personal.