KRYEVEPRAT E AYŞE KULIN

KRYEVEPRAT E AYŞE KULIN

7.90 

Ju sjellim tre kryeveprat e shkrimtares më të njohur turke të romaneve, Ayşe Kulin – fitueses së shumë çmimeve ndërkombëtare pikërisht me këta tituj – me një ofertë promocionale (19.00 € për të trejat).
Momentet e rëndësishme historike, personazhet e vërteta, aventura të pakrahasueshme, intriga, pasione të zjarrta, dhe historitë dashurish të cilat autorja i shpalos në 1000 faqe e këtyre librave janë thjesht për t’u adhuruar.

Përshkrim

‘Ajlina’, bestselleri absolut turk me mbi 90 ribotime, është një roman i shkëlqyer që pasqyron historinë vërtetë të një gruaje që në mënyrën më pasionante shkon drejt një fundi të papritur dhe të mistershëm. Trupi i pajetë u Ajlinës gjendet në kopshtin e saj. Kush nga shumë ata njerëz që ajo kishte ndihmuar, apo nga ata pak që kishte lënduar, mund të ketë pasur motiv për ta vrarë? Mbase vetëm qeni i saj e di, por ai … nuk di të flasë. Kishte bërë gjithçka në jetë: joshjen e të pasurve, mësuesen, psikiatren me emër, emigranten, gruan e një oficeri të ushtrisë amerikane… Gjatë gjithë kohës, ajo dashuroi, e dashuruan dhe e shijoi jetën ashtu si i erdhi, pa çarë kokën për rrethin dhe paragjykimet.
Dimesionet: 14×20.50 cm,faqe 320.
‘Treni i fundit për Stamboll’ është një rrëfim monumental i historisë së luftës nga Ayşe Kulin, që përshkohet me romanca dashurie dhe vepra të admirueshme të humanizmit. Kjo është historia e një grupi diplomatësh turq që rrezikojnë jetët e tyre për të shpëtuar qindra hebrenj të pafajshëm që mund ta pësonin nga ekspeditat shfarosëse naziste. Një aventurë e jashtëzakonshme dhe e rrezikshme, të cilën autorja e rrëfen me mjeshtri të admirueshme artistike.
Dimesionet: 14×20.50cm,faqe 316.
‘Lamtumira’ (romani më i mirë i vitit 2008) është një rrëfim për vuajtjet dhe tragjeditë njerëzore, për pasionin dhe dashurinë në një kohë kur Turqia po kalonte një transformim të rëndësishëm drejt një ndërtimit të një shoqërie moderne që përshkohet me plot ngjarje dhe përballje drithëruese. Ky roman sjell historinë e familjes së një pashai në grahmat e fundit të Perandorisë Osmane – vuajtjet dhe tragjeditë e tyre, por edhe çastet e bukura, historitë intime dhe pasionin për dashuritë e ndaluara në kohë të vështira.
Dimesionet: 14×20.50cm,faqe 366.