“Hiqe të keqen…” – një libër brilant!

“Hiqe të keqen...” - një libër brilant!

I qartë, i lehtë për t’u lexuar dhe në të njëjtën kohë mjaft i thelluar dhe shumë praktik. Ky libër të bën që ta rishikosh sistemin tënd të gjërave që beson dhe se jeta mund të ndryshojë për të mirë. Prek një gamë të madhe të aspekteve jetësore me të cilat përballen qeniet njerëzore me qartësi dhe pa frikë. Kam përshtypjen se vetëm dikush që ka kaluar nëpër shumë sfida gjatë jetës së vet mund të shkruaj me kaq sinqeritet dhe integritet. Jam i sigurt se shkrimtarja Ailsa Frank me stilin e saj brilant ka arritur që gjërat t’i trajtojë me kaq elokuencë. Gjithsesi një libër i shkëlqyer!

Çfarë thotë autorja, Ailsa Frank?

Si çdo terapist tjetër, edhe unë në punën time në ndihmë të njerëzve, kam adaptuar metoda të ndryshme dhe vegla elementare që i shfrytëzoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Aplikimi i metodave kreative që e bëjnë mendjen të mendojë pozitivisht, në kombinim me mësimet që kam marrë, përvojat që kam pasur me klientët e mi përgjatë viteve dhe common sensin (logjikën e shëndoshë), tani i udhëzoj ata se si të ndihmojnë veten. “Hiqe të keqen dhe ndjehu MAHNITSHËM’ është kryekëput mbi atë se si të ngrihesh mbi negativen apo dramat jetësore dhe të kalosh në zonën e MAHNITSHME duke mësuar të menaxhosh jetën më mirë dhe duke ndarë mendjen për gjërat të cilat ke nevojë t’i ndryshosh në jetë. Ne kemi shumë më shumë shkathtësi dhe dije nga përvojat tona jetësore se sa që mendojmë. Pra, edhe në rastet kur mendon se nuk mund të bësh asgjë, mbase edhe mundesh.

“Hiqe të keqen dhe ndjehu MAHNITSHËM” është libri im i parë dhe kishte momente, sidomos kur nisa ta shkruaj, kur dyshimi në veten më ndiqte pas. Duke përdorur teknikat të cilat i kam përshkruar këtu, por edhe duke i kujtuar të gjitha skriptet e ligjëratave të hipnoterapisë dhe dijes që kisha akumuluar duke ndihmuar klientët e mi, unë arrita ta bind veten se mund t’ia dilja. Vetëm katër muaj pasi kisha nisur rreshtin e parë, ky libër kishte dalë nga shtypshkronja. Kur të keni lënë broçkullat e dyshimit në vetveten, gjërat zhvillohen në mënyrë të MAHNITSHME. Ti ke ndryshuar mënyrën e të menduarit që në momentin kur ke filluar ta lexosh këtë libër.

Aplikoje ‘Të MAHNITSHMEN’ që nga fillimi dhe bëhu dëshmitar i fillimit të një procesi të transformimit pozitiv. Lexoje librin, pastaj rilexoje – të paktën ata kapituj që ndërlidhen me ty – dhe në jetën tënde të përditshme aplikoji teknikat e thjeshta të përshkruara këtu, ashtu që ato të bëhen pjesën e jetës tënde. Ato që do të lexosh në këtë libër do t’i bëjnë ëndrrat tua më pozitive dhe do të të ndihmojnë që ato ëndrra t’i bësh realitet.

Leave Comment