Aftësitë e komunikimit janë të lidhura drejtpërdrejtë me vetëbesimin dhe një nga mënyrat më të mira për të zhvilluar vetëbesimin është të zhvillosh aftësitë e komunikimit.
Ju krijoni komunikim të shëndetshëm deri në masën që arrini të përcaktoni në mënyrë të sinqertë nevojat, ndjenjat, pritshmëritë tuaja; pra deri në masën që realisht jeni në marrëdhënie me botën tuaj të brendshme. Krahas kësaj nuk është e mjaftueshme vetëm ta dini se çfarë dëshironi; është e nevojshme që ta transmetoni qartë tek të tjerët se çfarë dëshironi.
Mënyra e zhvillimit të aftësive të komunikimit është e njëjtë me mënyrën e suksesit në artin e jetës dhe konsiston në njohjen e vetvetes. Të tjerët mund të arrijmë t`i kuptojmë dhe t`u shprehim qartë veten tonë, deri në masën që arrijmë ta kuptojmë vetë veten tonë.
Në këtë libër Saim Koç ndan me ju shpirtin e komunikimit. Sepse, ajo që e bën komunikimin të natyrshëm e efikas, të ngrohtë e të sinqertë, është pikërisht shpirti. Ajo që e mundëson mirëkuptimin në komunikim dhe kuptimin drejtë nga të tjerët, është shpirti. Ne mund të bëhemi mjeshtër të komunikimit vetëm kur të arrijmë të kuptojmë shpirtin e komunikimit.