Vetë-masazhi përgjatë meridianëve dhe akupunkteve është një metodë terapeutike unike e mjekësisë tradicionale kineze e bazuar mbi teoritë e Qi dhe gjakut, organeve Zang dhe Fu, si dhe meridianëve dhe kolateralëve. Kjo metodë terapeutike parandalon dhe shëron sëmundjet duke aplikuar masazhimin e regjioneve të ndryshme të trupit me shuplaka dhe gishtërinj përmes teknikave specifike dhe të kombinuara. Këto teknika – që aplikohen direkt në meridianë, akupunkte, 12 regjionet e tendinave dh 12 ndarjet e lëkurës – vënë në lëvizje meridianët si dhe nxisin Qi-në dhe aktivizojnë gjakun, rregullojnë organet Zang dhe Fu por edhe njomin dhe lubrifikojnë eshtrat dhe tentivat.
Ky libër shoqërohet me ilustrimet përkatëse të cilat udhëzojnë personat e ndryshëm se si të parandalojnë apo shërojnë sëmundjet që paraprakisht janë identifikuar nga mjekësia interne, gjinekologjia dhe ndërhyrjet kirurgjike. Teknikat e vetë-masazhit përgjatë meridianëve dhe akupunkteve janë të thjeshta, praktike dhe të lehta për t’u zbatuar. Libri Vetë-masazhi përgjatë meridianëve dhe akupunkteve është me përmbajtje shteruese dhe shoqërohet me ilustrime shumë konkrete. Ky është publikim i dobishëm referues si për lexuesit e zakonshëm, ashtu edhe për personat profesionistë, mjekët dhe infermierët që praktikojnë si mjekësinë tradicionale kineze ashtu edhe mjekësinë perëndimore. Në shekullin 21 do të kuptohet edhe më mirë misteri i meridianëve dhe akupunkteve dhe një numër më i madh pacientësh do të kenë dobi nga kjo metodë, por edhe metodat e tjera terapeutike të masazhit. Për rrjedhojë, jetëgjatësia tek njerëzit do të rritet në më shumë se 90 vjet.
Për autorin
Dr. Wang Chuangui ka lindur në një familje mjekësh të mjekësisë tradicional kineze. Në vitit e hershme të 1960-ve Dr. Wang studioi për mjekësi në Universitetin e Pekinit. Që nga ajo kohë ai ka ndarë kohën mes studimeve dhe praktikumit të zanatit në klinikë. Tani, Dr. Wang shërben si drejtor, kryemjek dhe profesor në Departamentin e Rehabilitimeve të Kancelarisë Administrative të Gjeneral Shtabit në Spitalin e Armatës Popullore Çlirimtare të Kinës. Për një kohë të gjatë, përmes masazhit, ai ka trajtuar udhëheqës shtetëror dhe zyrtarë shumë të lartë. Libri i tij Masazhi i Akupunkteve Sipas Traditës Kineze është përkthyer në anglisht, gjermanisht, rusisht dhe në gjuhën portugeze dhe është pranuar shumë mirë në mbarë globin. Libri i tij Praktikimi i Masazhit Kinez Përgjatë Meridianëve dhe Akupunkteve është përkthyer në gjuhën spanjolle.