Cikli ‘Vlerat’ – Zgjedhje e mençur për fëmijën tënd për pushimet e verës

Cikli ‘Vlerat’ - Zgjedhje e mençur për fëmijën tënd për pushimet e verës

Ju sjellim titujt e fundit të ciklit të librave me karakter thellësisht edukativ, ashtu që fëmija yt gjatë pushimeve të verës jo vetëm të kultivojë shprehinë e të lexuarit, por edhe të marrë mësime të vyeshme edukative për vlerat njerëzore. Zemërimi dhe Grindjet, Të falurit, Miqësia, Sakrifica, Sinqeriteti, Vetëbesimi, Guximi, Shprehitë e mira, Xhelozia dhe Durimi janë botime për fëmijë me tregime shumë tërheqëse dhe ilustrime të shkëlqyera. Me pak fjalë, botimet nga Cikli “Vlerat” janë një zgjedhje e përkryer për fëmijën tënd që të lexojë gjatë pushimeve të verës.

Zemërimi dhe grindjet

Gjithsecili nganjëherë zemërohet. Është me rëndësi që të mësohemi si të kontrollojmë zemërimin dhe të mos bëjmë veprime që lëndojnë të tjerët rreth nesh. Ne ju sjellim një mënyrë shumë të veçantë për të ndihmuar fëmijët tuaj që të zhvillojë karakterin e tyre moral duke mësuar se si të kontrollojnë zemërimin dhe të përmbahen nga grindjet. Këto tregime të ilustruara, frymëzuese dhe motivuese do ta bëjnë mësimin argëtues dhe ndërtimin e karakterit të fëmijës tuaj mbi bazën e vlerave të fuqishme.

Të falurit

T’i japësh fëmijës leksionet e të falurit është një vegël e rëndësishme jetësore. Përmes këtyre tregimeve të shkurtra me ilustrime ndihmo fëmijën tënd që të përqafojë vlerat e të falurit, të kuptuarit e bashkëndjesisë dhe kultivimit të mirësisë. Këto tregime të lehta, interesante dhe frymëzuese do të nxisin fëmijën tuaj që të kultivojë ndjenjën e faljes në raport me miqtë e tyre, me të moshuarit, me të huajt dhe me familjen.

Miqësia

Si prind që jeni, ju duhet ta kuptoni se sa jetike dhe sa të rëndësishme janë miqësitë në jetët e fëmijëve tuaj. Lidhja që fëmija juaj kultivon me miqtë është shumë domethënëse në zhvillimin e tyre dhe sukseset në jetën sociale. Përmes këtyre tregimeve të shkurtra dhe argëtuese ndihmo fëmijën tuaj që të mësojë shkathtësitë e të zënit miq të ri dhe të kultivojnë vlerat e besnikërisë dhe përkushtimit në raport me miqtë.

Sinqeriteti

“Sinqeriteti është kapitulli i parë në librin e mençurisë”. T’i mësosh fëmijës sinqeritetin dhe ndershmërinë kërkon shumë kohë dhe durim nga ana juaj. Fëmija duhet ta dijë se sinqeriteti ka të bëjë me vlerat si: të jesh i hapur me të tjerët, të jesh i ndershëm, i drejtpërdrejtë, i besueshëm dhe me integritet. Tani do ta kesh më të lehtë që përmes këtyre tregimeve të shkurtra, argëtuese dhe frymëzuese t’ia transmetosh fëmijës tuaj këto vlera të rëndësishme për zhvillim të shëndoshë. Këto tregime të ilustruara do të nxisin tek fëmija juaj virtytin e të vërtetës dhe sinqeritetit, jo vetëm në raport me të tjerët por edhe me vetveten.

Sakrifica

T’i mësosh fëmijës tuaj rëndësinë e të qenit vetëmohues dhe sakrifi kues, pa asnjë dyshim do t’i bëjë ata njerëz më të mirë. Përmes këtyre tregimeve të shkurtra, ndihmo fëmijën tuaj që të zhvillojë ndjenjën e të dhuruarit, bujarinë, vetëmohimin, sakrifi cën dhe frymën e bashkëndjesisë. Këto tregime lehtësisht të kuptueshme me ilustrime të bukura do të mësojnë fëmijët tuaj mbi vlerat e vetëmohimit dhe sakrifi cës dhe do të nxisë tek ta ndjenjën e ndjeshmërisë dhe të menduarit edhe për të tjerët.

Vetëbesimi

Vetëbesimi është i rëndësishëm për fëmijën tuaj në rrugën drejt suksesit. Fëmija duhet të ketë besimin të provojë sfida të reja dhe të mos ketë frikë nga përpjekjet për të bërë gjëra të reja, madje edhe nëse ato nuk i shkojnë si duhet. Përmes këtyre tregimeve te shkurtra, ndihmoni fëmijën tuaj të nxisë besimin në vete dhe të zhvillojë ndjesinë e vetëbesimit. Këto tregime të ilustruara, frymëzuese dhe argëtuese do të zhvillojnë ndjesinë e vetëbesimit te fëmija juaj, do të zgjerojnë horizontet e tyre duke provuar gjëra të reja dhe do të tejkalojnë mungesën e guximit.

Guximi

“Guximi mposht të gjitha”. Si një prind, ju duhet ta keni parasysh rëndësinë e ndjesisë së guximit në jetën e përditshme të fëmijës tuaj. Përmes këtyre tregimeve të shkurtra dhe argëtuese ju do të zhvilloni aftësinë dhe vullnetin e fëmijës tuaj që të përballet me frikën dhe rrezikun. Këto tregime lehtësisht të kuptueshme dhe frymëzuese do të ndihmojnë fëmijën tuaj që trimërisht të përballet me sfidat e përditshme, të përballet me frikën dhe të tejkalojë situatat e vështira me vetëbesim.

Shprehitë e mira

“Shprehitë ose janë shërbëtori më i mirë ose mësuesi më i keq”. Shprehitë e mira ndërtojnë një individ të mirë. Zhvillimi i shprehive të mira te fëmija juaj që në moshë të hershme është një nga gjërat më thelbësore që mund të bëni si prind. Formoni një karakter të fortë te fëmija juaj përmes këtyre tregimeve me ilustrime. Këto tregime lehtësisht të kuptueshme dhe frymëzuese jo vetëm që do të ndihmojnë fëmijën tuaj të kultivojë shprehi të mira, por edhe të zhvillojë shëndetin fizik dhe mendor, shkathtësi të vyeshme dhe pikëpamje pozitiviste.

Xhelozia

“Xhelozia është një ves që nuk të jep kënaqësi”. Për një fëmijë është thelbësore që t’i qëndrojë larg xhelozisë, sepse ajo krijon vetëm zemërim, hidhërim dhe urrejtje ndaj të tjerëve. Ndihmoni fëmijën tuaj që të mos kultivojë ndjesinë e xhelozisë përmes këtyre tregimeve të shkurtra me ilustrime. Këto tregime të thjeshta, lehtësisht të kuptueshme, tërheqëse dhe frymëzuese do të ndihmojnë fëmijën tuaj në tejkalimin e xhelozisë dhe ndërtimin e një karakteri të fortë.

Durimi

Nëse një fëmijë nuk praktikon durimin që nga fëmijëria, ai do të bëhet një i rritur i padurueshëm! Me siguri se këtë nuk ia dëshironi fëmijës tuaj. Mësojani fëmijës tuaj virtytin e durimit përmes këtyre tregimeve të shkurtra, të thjeshta dhe tërheqëse. Fëmija juaj do të mësojë që t’i tejkalojë situatat e komplikuara pa u ankuar, të tejkaloi zhgënjimin dhe të arrijë më shumë objektiva. Këto tregime frymëzuese do të ndihmojnë fëmijën tuaj që të rrisë vetëkontrollin dhe aftësinë për t’u përballur me situata të vështira

Leave Comment